fansat e gjestit nuk ndalen do te shokoheni se sa ka shkuar numri i ndjekesve te tij 6809d7b177574

Fansat e Gjestit nuk ndalen! Do të shokoheni se sa ka shkuar numri i ndjekësve të tij!

April 24, 2025
1 minut lexim

Java që sapo lamë pas ka qenë historike për këngëtarin Gjesti, i cili më 19 prill u kurorëzua fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania, duke marrë me vete edhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.

Finalja madhështore e spektaklit u shoqërua me emocione të shumta dhe përkrahje të jashtëzakonshme nga publiku, i cili e mbështeti Gjestin deri në momentin e fundit. Por triumfi i tij nuk përfundoi aty.

Në vetëm pak ditë pas fitores, profili i tij në Instagram ka arritur në 600 mijë ndjekës, një shifër që dëshmon dashurinë dhe entuziazmin që publiku ka për të.

Ky shpërthim në rrjetet sociale e kthen atë në një nga personazhet më të ndjekur në showbiz-in shqiptar. Fraza e tij e fundit në finale:

Natën e mirë!

ka marrë kuptimin e një përshëndetjeje simbolike që shënon fillimin e një kapitulli të ri në jetën e tij publike.

Me fitoren e Big Brother-it dhe përkrahjen masive nga publiku, Gjesti pritet të jetë një nga emrat më të zëshëm të muzikës dhe medias shqiptare në muajt në vijim, ndërsa projektet e reja dhe daljet publike tashmë janë vetëm çështje kohe. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

kompania nga klina e vetmja ne ballkan e evrope qe kultivon morellen 6809d685c1ae2
Story i mëparshëm

Kompania nga Klina e vetmja në Ballkan e Evropë që kultivon “Morellën”

moti me vranesira dhe reshje shiu temperatura deri ne 25 grade 6809dbeea0b85
Story i radhës

Moti me vranësira dhe reshje shiu, temperatura deri në 25 gradë

Të fundit nga

Begaj e Spiropali nderojnë dëshmorët

Sot shënohet 5 maji, Dita e Dëshmorëve. Presidenti Bajram Begaj dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali bënë homazhe pranë monumentit “Nënë Shqipëri”. Kreu i Shtetit nderoi veprën e tyre sublime për atdheun, ndërsa përcolli

Duolingo zëvendëson punonjësit me AI

Duolingo ka njoftuar se tani do të jetë një kompani “AI-first” — pra, do të zëvendësojë punonjësit me inteligjencën artificiale. Në një email publik, CEO Luis von Ahn shpjegoi se Duolingo do
ShkoLartë