Familjarëve të Nazarbaevit u hiqet imuniteti ligjor

January 13, 2023
min lexim

Ligjvënësit kazakë kanë miratuar një masë që anulon Ligjin për presidentin e parë – Liderin e kombit (Elbasy) – duke bërë që anëtarët e familjes së ish-presidentit autoritar të Kazakistanit, Nursultan Nazarbaev, të mos kenë më imunitet ligjor.

Vendimi i 13 janarit erdhi dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese e Kazakistanit anuloi ligjin “me kërkesën e ligjvënësve dhe në përputhje me referendumin e qershorit të vitit 2022, ku u vendos që emri i Nazarbaevit të hiqej nga Kushtetuta dhe u miratua vendimi që t’i hiqej statusi si Elbasy”.

Ligji në fjalë ishte miratuar në vitin 2000 dhe i ofronte Nazarbaevit dhe pjesëtarëve të familjes së tij shumë përfitime dhe imunitet të përjetshëm nga ndjekja penale, me përjashtim të akuzave të lidhura me tradhti të lartë.

Edhe pse ligji është anuluar, Nazarbaev vetë ende vazhdon të ketë imunitet nga ndjekja penale, bazuar në ligjin për presidentët.

Parlamenti gjatë kësaj jave po ashtu ia hoqi Nazarbaevit statusin si anëtar i përhershëm i nderit në dhomën e lartë të Parlamentit, Senat.

Presidenti i Kazakistanit, Qasym-Zhomart Toqaev, që nga janari i vitit 2022 ka ndërmarrë një sërë vendimesh për të larguar nga skena politike Nazarbaevit.

Nazarbaev kishte udhëhequr ish-republikën sovjetike për tri dekada deri më 2019, kur dha dorëheqje.

Edhe pse ai zyrtarisht u dorëhoq si president, Nazarbaev vazhdoi të kishte fuqi si udhëheqës i Këshillit të Sigurisë. Ai po ashtu ka gëzuar fuqi të mëdha, që derivonin nga titulli “Elbasy”.

Edhe pas dorëheqjes së Nazarbaevit, shumë kazakë vazhduan të ishin të zemëruar lidhur me shtypjen që kishin përjetuar gjatë sundimit të tij.

Ky zemërim kulmoi në janarin e vitit të kaluar, kur protestat e paprecedentë kundër Qeverisë përfshin mbarë vendin. Protestat u nxitën nga rritja e çmimeve të karburanteve.

Protestat më pas u shndërruan në trazira vdekjeprurëse, teksa qytetarët protestuan kundër korrupsionit gjatë regjimit të Nazarbaevit dhe nepotizmit, që lejuan familjarët dhe miqtë e tij të pasuroheshin.

Toqaev më pas e largoi Nazarbaevin nga udhëheqja e Këshillit të Sigurisë, duke e marrë vetë këtë pozitë. Që atëherë, disa familjarë të Nazarbaevit dhe aleatë të tij janë larguar nga pozitat shtetërore ose kanë dhënë dorëheqje. Disa janë arrestuar nën akuza për korrupsion. Një prej nipave të Nazarbaevit është dënuar me gjashtë vjet burgim për korrupsion.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“Njëra nga vajzat në shtëpinë e Big Brother VIP Albania është shtatzënë”

Story i radhës

​Qytetarët kërkojnë rikthimin në tërësi për qarkullim të rrugës “Xhorxh Bush”

Të fundit nga

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk vozisin

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk do të dalin në qarkullim, ndërsa ky vendim është sjellë në takimin koordinues të transportuesve të cilët në shenjë revolte dje pasdite kanë fikur automjetet e
ShkoLartë