familjaret e viktimave ne spitalin modular te rihapet hetim per fajtoret e vertete te tragjedise 67ee649c59886

Familjarët e viktimave në Spitalin Modular: Të rihapet hetim për fajtorët e vërtetë të tragjedisë

April 3, 2025
1 minut lexim

Njëri prej familjarëve të viktimave në zjarrin tragjik në Spitalin Modular, Mumin Ismaili, sot në konferencë për shtyp njoftoi se e përkrahin letrën e hapur nga Iniciativa ZERO, të cilët kërkuan drejtësi për ngjarjen tragjike të 8 shtatorit në vitin 2021.

Mumin Ismaili i kërkoi prokurorit Ljupço Kocevski që të hapet hetim për fajtorët e vërtetë për tragjedinë e “Përkrahim letrën e hapur të iniciativës Zero drejtuar prokurorit Ljupço Kocevski. I gjithë opinioni e di se ekzistojnë lëshime gjatë ndërtimit të spitalit modular, e cila mund të jetë arseja e vetme e shpërthimit të zjarrit, që u konfirmua edhe nga ekspertiza gjermane, por u refuzua nga prokuroria. Ljupço ju më së miri si tetovar e kuptoni dhimbjen e familjarëve”.
“Është koha që drejtësia të del nga sirtari. Të hapet hetim për fajtorët e vërtetë, të formohet ekip i pavarur që do të zgjerojë të gjitha aspektet e rastet, përfshirë edhe zvarritjet në procedurat gjyqësore. Ekspertiza gjermane të jetë provë kyçe në hetim. Ne do të vazhdojmë të flasim për të dashurit tanë”, tha Ismaili.
Ndryshe, ditë më parë Iniciativa Zero mbajti protesta në Tetovë, duke kërkuar drejtësi për rastet tragjike si ajo e Spitalit Modular, Durmo Tours dhe Besa Trans

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

krimineli eshte mbular me uniforme tha toshkovski per antarin e sigurimit te mickoskit i cili u arrestua 67ee649b4545b
Story i mëparshëm

Krimineli është mbular me uniformë, tha Toshkovski për antarin e sigurimit të Mickoskit i cili u arrestua

nje pjese e lagjes dizhon te revoltuar nga vlen i bashkohen bdi se 67ee649fa75a8
Story i radhës

Një pjesë e lagjes Dizhon të revoltuar nga VLEN, i bashkohen BDI-së

Të fundit nga

Roma barazon me Juventusin

Juventusi kthehet i pamposhtur nga Roma. Përballja e skuadrave të njohura italiane Roma – Juventus ka përfunduar baras (1:1), në takimin e javës së 31-të. Locatelli në minutën e 40-të kaloi në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë