familjaret e viktimave ne kocan shprehen pakenaqesine e tyre per reagimin e vonuar te institucioneve 6803d0eedee10

Familjarët e viktimave në Koçan shprehen pakënaqësinë e tyre për reagimin e vonuar të institucioneve

April 19, 2025
min lexim

Me pankarta, që mbanin mbishkrimet, “Stop drejtësissë selektive”, “Sistemi i korruptuar i vrau fëmijët tonë” dhe “Edhe sa jetë duhet që të humbin që ju të ndërgjegjësoheni, një ditë para festës së Pashkëve, në Koçan, familjarët e viktimave të zjarrit në diskotekën “Pulsi”, marshuan neper qytet.

Marshi i sotëm në Koçan, ishte i tretë me radhë i organizuar nga familjarët e viktimave i ishte titulluar “Reagimi i vonuar” i cili filloi në orën 12:05 nga Parku i Revolucionit, më pas u zhvendos para Komunës së Koçanit, policisë dhe Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë në Koçan.

Familjarët e viktimave shprehen pakënaqësinë e tyre për siç thonë reagimin e vonuar të institucioneve, për tragjedinë ku humbën jetën 62 persona dhe u lënduan rreth 200 të tjerë.

“Prokurorë, a ju dha të drejtë heshtja jonë, qetësia dhe trishtimi për fëmijët tanë të vrarë të lironi personat që ishin në paraburgim dhe janë bashkëpunëtorë në vrasjet e fëmijëve tanë? Unë u dashurova në Pashkë, ka një këngë të tillë. Pashkët janë këtu, por fëmijët tanë janë zhdukur. Zemrat e tyre pushuan së rrahuri, i varrosëm në dheun e zi, disa ishin fejuar e disa u deshtë të dashurohen, disa kishin edhe bashkëshortë, disa tjerë fëmijë të vegjël dhe të porsalindur, kush do tu gëzohet atyre tani?” – familjare e viktimave.

Sipas familjarëve të viktimave, pas tragjedisë, nuk janë marrë masa të mjaftueshme dhe procesi i llogaridhënies po ecën ngadalë ndërsa kërkojnë nga institucionet transparencë.

“Koha kalon por drejtësia siç duket nuk do të dalë në sipërfaqe, a nuk keni aspak humanizëm në shpirtin tuaj, a aq jeni të lirë që blini gjithçka me para. Ej, ju, vrasës të fëmijëve tonë, a fëmijët tonë u deshtë ta paguajnë pangopësinë tuaj dhe korrupsionin” – familjare e viktimave.

Familjarët e viktimave paralajmëruan se çdo të shtunë do të dalin në rrugë për të kërkuar drejtësi. Nga tragjedia e Koçanit, numri i viktimave shkoi në 62 ndërsa i fundit që humbi jetën para dy ditësh ishte 24 vjeçari, Stojançe Stefanov i cili trajtohej në Akademinë Mjekësore Ushtarake në Beograd. Aktualisht 45 pacientë janë duke u trajtuar jashtë vendit ndërsa gjashtë trajtohen në vend. /Alsat.mk

Burimi: alfax.mk

MARKETING

RENT A CAR

ibrahimi nje perkujtim per plakun e soravise se cka nenkupton poshterimi i shqiptareve 6803d0ec058f0
Story i mëparshëm

Ibrahimi: Një përkujtim për Plakun e Soravisë se çka nënkupton poshtërimi i shqiptarëve

me shkruajne burrat dhe ankohen rama takim me grate ne korce ata ne kenete per mua jane politikisht cyryk 6803d68ae52cf
Story i radhës

“Më shkruajnë burrat dhe ankohen”/ Rama takim me gratë në Korçë: Ata në kënetë për mua janë politikisht çyryk

Të fundit nga

ShkoLartë