familja thaci falenderon qytetaret dhe institucionet per nderimet dhe ngushellimet e sotme 67d9afdeb1613

Familja Thaçi falënderon qytetarët dhe institucionet për nderimet dhe ngushëllimet e sotme

March 18, 2025
1 minut lexim

Pas përfundimit të ceremonisë së varrimit të të ndjerit Haxhi Thaçi, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, familja Thaçi i ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit në homazhet e sotme, mbledhjen komemorative dhe varrimin e kryefamiljarit të tyre.

“I falënderojmë të gjithë qytetarët për mbështetjen. I falënderojmë delegacionet nga Shqipëria, Maqedonia dhe gjitha trevat shqiptare për nderimet, si dhe institucionet e Kosovës për telegramet e ngushëllimit. Pjesëmarrja masive e qytetarëve, mbështetja e tyre duke na qëndruar afër këto ditë, na e zbut dhimbjen dhe na e bënë më të lehtë t’i kalojmë këto ditë të rënda”, ka thënë Idriz Thaçi, vëllai i ish-presidentit Hashim Thaçi.

Ai e ka falënderuar edhe personelin shëndetësor të QKUK-së për kujdesin dhe profesionalizimin e treguar për babanë e Thaçit gjatë këtyre tre muajve.

Njëherësh, ai është shprehur mirënjohës edhe për Komunën e Skenderajt, nën patronatin e së cilës u organizuan aktivitetet e ditës së sotme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

rama per listen e pd se nuk ka sjelle ne berat as tomorrin bufi e di qe eshte i humbur e i vdekur politikisht 67d9a67d52435
Story i mëparshëm

Rama për listën e PD-së: Nuk ka sjellë në Berat as Tomorrin! Bufi e di që është i humbur e i vdekur politikisht!

ethereum po shuhet dhe fajtoret jane blockchainet layer 2 67d9b2ac207f6
Story i radhës

Ethereum po shuhet dhe fajtorët janë blockchainet Layer-2

Të fundit nga

Tërmeti me magnitudë 4 godet jugun e Stambollit

Një tërmet me magnitudë 4 është regjistruar në jug të Stambollit. Sipas qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare thellësia ishte rreth 8 kilometra. Ndërkohë epiqendra u regjistrua në Detin e Marmarasë. Nuk raportohet për dëme.
ShkoLartë