familja qe feston bajram e pashke anetaret jane katolike ortodokse dhe myslimane 625c67d9c3e3e

Familja që feston Bajram e Pashkë/ Anëtarët janë katolikë, ortodoksë dhe myslimanë

April 17, 2022
1 minut lexim

Në shtëpinë e fotografit të njohur, Çesk Shllaku në Shkodër, në pak ditë do festohen Pashkët Katolike, ato Ortodokse dhe pastaj Bajrami.

Dy burrat e shtëpisë Çesku dhe Eltoni, janë të besimit katolik, kryefamiljarja Vaska është ortodokse ndërsa nusja e re e shtëpisë Suzana, myslimane.

Familja merr pjesë në të gjitha ritet fetare. Të gjithë së bashku po shkojnë në kishë për të bekuar ushqimet, ashtu siç e do tradita e Pashkëve.

Festave të shenjta u parapriu një gëzim i veçantë siç ishte ardhja në jetë e një pjesëtari të ri të familjes. Kjo ishte arsyeja pse nusja e shtëpisë Zana, sivjet nuk mundi të agjëronte gjatë muajit të Ramazanit.

Shembuj të tillë të bashkëjetesës fetarë janë promovimi më i mirë i vlerave që ka Shkodra dhe Shqipëria në botë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

mberrin ne kosove gazetarja e pare ukrainase kurti e pret me lule foto lajm 625c6724742e2
Story i mëparshëm

Mbërrin në Kosovë gazetarja e parë ukrainase, Kurti e pret me lule (FOTO LAJM)

pheniani teston nje arme te re qe forcon aftesine berthamore te vendit 625c681d0c011
Story i radhës

Pheniani teston një armë të re që forcon aftësinë bërthamore të vendit

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Hënë 19 maj 2025

Dashi Jeta juaj ne çift do jete po aq e bukur dhe emocionuese si ne fillimet e lidhjes. Do dashuroheni si dy adoleshente dhe do argëtoheni pa fund. Beqaret duhet t’i shohin
ShkoLartë