Familja Nuha mahnit Kosovën, babai kryetar, djali i madh trajner e djali i vogël kampion! 

February 6, 2022
min lexim

Babai me djemtë e tij po e sundon çiklizmin e Kosovës! Avni Nuha, është kryetar i Federatës së Çiklizmit të Kosovës, ndërsa dy djemtë e tij, Besarti e Blertoni, janë pjesë e klubit të çiklizmit Kastrioti nga Ferizaj.

Besarti ka 24 vjeç dhe është trajneri më i mirë e Blertoni 21 vjeç – çiklist më i mirë në Kosovë. 

Përveç tyre edhe vëllau i Avniut, Ganiu, është i pandalshëm në çiklizëm, duke iu ndihmuar në çdo aspekt, çka e kërkon nevoja.

Image

Blerton Nuha

Familje që me dekada merret me çiklizëm dhe jetojnë nga ky profesion. Nuk ka kush që nuk i njeh në Ferizaj e në komunitetin e çiklizmit të Kosovës.

Avni Nuha është edhe anëtar i Bordit ekzekutiv të Komitetit Olimpik të Kosovës.

E veçanta është nga ana profesionale, Avniu sillet si kryetar i federatës me djemtë e tij, ndërsa në anën familjare janë shumë të bashkuar dhe punojnë për njëri – tjetrin.

Avniu është krenarë për djemtë e tij, sidomos që punojnë dhe luftojnë për suksese.

Avniu tha se në aspektin profesional djemtë e tij janë njësoj si gjithë garuesit e tjerë të Kosovës, ndërsa brenda familjes kanë tjera raport       

 “Është nder dhe privilegj për mua dhe familjen time, që kanë trashëguar vlerat e sportit për të cilat kemi investuar shumë dhe kontribuar për sportin e çiklizmit e në veçanti në komunën e Ferizajt. 

Image

Avni Nuha

Çiklizmi si sport është i kushtueshëm dhe asnjëherë nuk kemi kursyer për të kultivuar dhe ngritur si vlerë për shoqërinë dhe shtetin, vlerë e cila po barasvlerësohet me diplomacinë shtetërore”, thotë Avniu për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Sa iu merr kohë dhe a përfitoni nga ky sport?

“Ky është një përkushtim kohor i përbashkët familjar, derisa rezultatet i atribohen gjithmonë komunitetit, klubit dhe federatës.
Kontributet financiare janë të njohura nga krejt komuniteti sportiv dhe përfitimi i vetëm është kur ne shohim angazhimin e gjeneratave të reja në sport dhe rritjen e vlerave shoqërore të sportit”, tha Avniu.

Besarti, djali i madh, punon me fanatizëm dhe me synime që me garuesit e tij të arrijë suksese edhe më të mëdha. Ai është i lumtur që e tëra familja përkushtohen me çiklizmin dhe jetojnë me këtë sportiv atraktiv.

“Përkundër afërsisë familjare dhe natyrshëm raportit emocional, megjithatë për shkak seriozitetit në punë, raportet e mia me çiklistë janë shumë të mira, që më lehtësojnë mua punën të punoj me ta palodhur kurrë. 

Image

Besarti – majtas, Avniu në mes

Të vështirë e kam vetëm të gjej sportistë por jo duke punuar me ta dhe t’i bëjë me rezultate të mira. Nuk e kam vetëm vëllaun kampion po kam edhe sportistë tjerë në kategori të ndryshme. Shpresoj se në vitin 2022 do të sjelli të gjitha trofetë e mundshme në klubin e çiklizmit Kastrioti”, thotë Besarti.

Më tej tha se Avniun e ka prind vetëm në shtëpi, ndërsa raportet e tija ndryshojnë në relacionin trajner – kryetar i federatës. 

“Sa i përket prindit atë e kam prind vetëm në shtëpi dhe në biznes familjar, aty në federatë jam i barabartë me klubet tjera pa asnjë dyshim. 

Image

Gani Nuha

Madje asnjëherë nuk kemi gëzuar ndonjë privilegj nga federata edhe pse në krye të Federatës është familjari jonë.

Kjo na ka ndihmuar në përkushtimin më të madh në punë, inkurajuar për  cilësi dhe përgjegjësi të mëdha, së bashku të gjitha na garantojnë suksesin të cilin e kemi arritur, pra me përkushtim të gjithë familjes por gjithherë suksesin ja kemi kontribuar  komunitetit sportiv të çiklizmit”, shprehet Besarti.

Blerton Nuha, çiklisti më i mirë në Kosovë për vitin 2021, synon që të shënojë suksese edhe më të mëdha. Ai tha se është krenari të jesh pjesë e një familje që çdo minutë flitet vetëm për çiklizëm dhe sport.

“U shpalla me i miri i vitit fal punës time të palodhshme. Arrita të kem rezultate të mira si në Kosovë po ashtu edhe në garat ndërkombëtare. 

Jam shumë i lumtur për këtë çmim të cilët më vlerësuan punën time Federata e Çiklizmit, e cila mua me motivon edhe më shumë në vitet në vijim dhe do të jap maksimumin që të marr pjesë në gara ndërkombëtare dhe të kem rezultate të cilat do të hyjnë në histori të çiklizmit të Kosovës. 

Rrjedhi nga një familje sportistësh, përkrahjen më të madhe e kam nga familja dhe shokët (donatorët e klubit), vëllau im i cili është edhe trajner i imi personal dhe i klubit Kastrioti, i cili është i palodhur në këtë sport po ashtu edhe një plus i madh është se është pjesë e kombëtares së Kosovës dhe një mjeshtër i jashtëzakonshëm, i cili na mirëmban biçikletat tona sportive, kjo na ndihmon shumë që të kemi këto rezultate”, nënvizon Blertoni. 

Ai tha se po stërviten për garat e mëdha që i presin në muajit e ardhshëm.

“Një falënderim familjes, klubit, shokëve të ekipit dhe do të jemi edhe në Lojërat Mesdhetare, ku kemi filluar përgtatitit në Antali të Turqisë”, përfundon Blertoni.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

“I çmenda komshinjtë kur doli Egzona”/ Beatrix bën batutën si te komenti për Bora-Donald

Story i radhës

Në kërkim të vrasësit të katërt/ Vrasja e bujshme e Agim Bucit për të cilën u zbulua edhe autori tretë

Të fundit nga

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit

​Netanyahu do t’i nënshtrohet operacionit Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e prostatës, njoftoi zyra e tij. 75-vjeçari u diagnostikua me një infeksion urinar si pasojë e
ShkoLartë