Familja e Mbretëreshës po mblidhet rreth saj, duke bërë rrugën nga i gjithë vendi për të qenë me të në Balmoral.
Është një kujtesë se këta janë djem, vajza, nipër e mbesa, si dhe personazhe publike, përcjell Bota sot.
Princi William mbërriti pak më parë me xhaxhallarët e tij Princin Andrew dhe Princin Edward dhe gruan e Princit Eduard Sophie.
Kate, Dukesha e Kembrixhit, ka qëndruar në Windsor pasi fëmijët e saj dhe të William kanë kaluar ditën e parë të plotë në një shkollë të re.
Princi Harry është në rrugën e tij veçmas, por jo i shoqëruar nga gruaja e tij Meghan, sipas zëdhënëses së tyre.