familja imeri nje thirrje per lumir abdixhikun nese me te vertete doni nje ldk te forte dorehiquni 67edcad462d05

Familja Imeri një thirrje për Lumir Abdixhikun: Nëse me të vërtetë doni një LDK të fortë, dorëhiquni

April 3, 2025
1 minut lexim

Në një reagim në Facebook, familja e veprimtarit të ndjerë të LDK-së, Haki Imerit, i është drejtuar me disa fjalë liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Ne këtë postim thuhet se, ‘LDK është në krizë të thellë dhe ju po përpiqeni ta mbuloni këtë krize me fjalë boshe’.

Ata kanë kërkuar që Abdixhiku të jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të partisë.

Tutje ata thonë se ‘faktet për skemat kriminale të organizuara brenda partisë nuk i kanë zbuluar as kundërshtarët, por vetë njerëzit tuaj’.

Postimi i plotë:

Z. Abdixhiku!

Nuk mund të fshihen pas fjaleve as humbja e vazhdueshme, as përçarjet e brendshme, as skandalet,aferat korruptive  që po   rrenojne  partinë..

Nuk janë “sulme të sinkronizuara” siç pretendoni ju ato që po ndodhin, por pasqyrimi i një realiteti të hidhur.

LDK është në krizë të thellë dhe ju po përpiqeni ta mbuloni këtë krize  me fjalë boshe, dhe shpikje ‘armiqesh’ …

Nuk mund të flitet për “hapje të madhe” kur largohen, dhe linqoni figura kyçe, kur anëtarët ndihen të tradhtuar..

Është e kotë të akuzoni të tjerët për problemet e LDK-së..

Problemi kryesor jeni ju  dhe mënyra si po e drejtoni partinë..

Mos u fshehni pas fjalëve të mëdha dhe premtimeve boshe  LDK ka nevojë për ndryshim të vërtetë, jo për fjalime të stisura që nuk i beson askush më.

Dhe pastaj flisni për “rritje”. Cila rritje?!

LDK-ja ishte e treta dhe mbeti e treta – edhe në maratonë, po nuk ndryshove ritmin, mbetesh po aty ku ishe.

Madje, faktet për skemat kriminale të organizuara brenda partisë nuk i kanë zbuluar as kundërshtarët, por vetë njerëzit tuaj.

Nëse me të vërtetë doni një LDK të fortë, duhet të pranoni realitetin, të reflektoni… dhe të bëni gjënë e duhur: të dorëhiqeni.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kush i mori dosjet e spak gazetarja hakerimi vinte nga nje zyre ne kullat kryesore te tiranes 67edc135f1149
Story i mëparshëm

Kush i “mori” dosjet e SPAK? Gazetarja: Hakerimi vinte nga një zyrë në kullat kryesore të Tiranës

trepca me e mire se llapi 67edce5633928
Story i radhës

Trepça më e mirë se Llapi

Të fundit nga

Roma barazon me Juventusin

Juventusi kthehet i pamposhtur nga Roma. Përballja e skuadrave të njohura italiane Roma – Juventus ka përfunduar baras (1:1), në takimin e javës së 31-të. Locatelli në minutën e 40-të kaloi në
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë