falsifikuan dokumentet per te marre pronen 26 vite me pare nis hetimi per dy persona ne lezhe 69fb5fafd111f

Falsifikuan dokumentet për të marrë pronën 26 vite më parë, nis hetimi për dy persona në Lezhë

May 6, 2026
1 minut lexim

Dy persona janë vënë nën hetim nga autoritetet në Lezhë, pas një kallëzimi për falsifikim dokumentesh pronësie të ndodhur vite më parë.

Sipas Policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit M. T., 70 vjeç dhe Sh. G., 53 vjeç.

Procedimi ka nisur pas kallëzimit të bërë nga shtetasit F. D., 53 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, të cilët pretendojnë se në vitin 2000 u është falsifikuar, kundrejt pagesës, një akt për marrje toke në pronësi.

Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për verifikimin e plotë të kallëzimit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ldk ne gare me osmanin ne zgjedhjet e qershorit njohesit zbulojne prapaskenat e kalkulimeve politike 69fb5f4a3b5af
Lajmi i mëparshëm

LDK në garë me Osmanin në zgjedhjet e qershorit – njohësit zbulojnë prapaskenat e kalkulimeve politike!

qeveria norvegjeze nen kritika pas vendimit per te rihapur fushat e gazit ne detin e veriut 69fb60024f35c
Lajmi i radhës

Qeveria norvegjeze nën kritika pas vendimit për të rihapur fushat e gazit në Detin e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë