Falsifikoi patentë shoferin e RMV-së, e zëvendësoi me të Gjermanisë – zbulohet gostivarasi!

Zyra e jashtme për punë kriminalistike Gostivar ka parashtruar kallëzim penal kundër A.S.(30) nga Gostivari për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale – falsifikim të dokumentit.

“I denoncuari, A.S. veprën penale e ka kryer në mars të vitit 2015, në atë mënyrë që ka siguruar patentë shoferi nga Maqedonia e Veriut të cilën e ka përdorur si të vërtetë në Gjermani, duke e zëvendësuar me patentë shoferi të Gjermanisë”, qëndron mes tjerash në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mbi 105 mijë shqiptarë të Kosovës në dy muaj aplikuan për viza pune në Gjermani

Story i radhës

Gjermania dhe Ukraina: Të gjitha me përjashtim të armëve

Të fundit nga