Faljet e Presidentes! LSDM: Deklarata komika e Mickoskit për “Vezë Qyqesh” – Si do ta mbuloni këtë skandal?!

October 26, 2024
1 minut lexim

 

Vendimi për faljen e kriminelëve dhe narko-bosave është miratuar dhe nënshkruar personalisht nga Presidentja Siljanovska – Davkova, me propozim të Komisionit që vet e ka zgjedhur – kundërpërgjigjen nga LSDM-ja, duke pohuar se pas reagimeve të ashpra të opinionit, Qeveria nuk di si ta mbulojë këtë skandal.

LSDM

“Në stilin “nuk e kam ditur” Siljanovska fillimisht u përpoq që fajin t`ia hedh Komisionit. Pasi kjo nuk kaloi, qeveria arrestoi Akif Ravmanovskin duke u përpjekur ta mbulojë skandalin me faljet. Farsa kulminoi sot me deklaratat komike të Mickoskit për “vezë qyqesh”. S`ka ikje, gjithçka është e qartë, VMRO – ZNAM – VLEN kanë marrëveshje me strukturat kriminale. Mickoski duhet të përgjigjet nëse ai e ka porositur amnistimin? Kush do të bart përgjegjësi për këtë skandal” – thuhet në reagimin e LSDM-së.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Petrushevski: 300 milionë euro projekti për rrugën Shkup-Bllacë, kalkulime për përfitime personale për individë nga LSDM dhe BDI

Story i radhës

Shtetasi i Kosovës arrestohet në Maqedoni – kapet në flagrancë duke bërë krim!

Të fundit nga

ShkoLartë