Falen gjobat e 10 viteve të fundit, të vendosura nga Policia dhe disa inspektorate

May 9, 2025
1 minut lexim

Falen të gjitha gjobat e vendosura përgjatë 10 viteve të fundit  dhe të pambledhura deri në 15 janar të këtij viti.

Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të qeverisë dhe bëhet fjalë për gjoba, të cilat janë vendosur nga data 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.

Vendimi i marrë përfshin të gjitha masat administrative të vendosura  për ndërtime pa leje, parkim të gabuar apo tejkalim shpejtësie.

Po ashtu parashikohet të falen gjobat e vendosura nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Inspektorati Shtetëror Shëndetësor.

Fshirja e detyrimeve prek edhe të penalizuarit në muajt e pandemisë Covid-19.

Në vendim parashikohet që strukturat përgjegjëse në nivel qendror dhe rajonal, sipas ndarjes së tyre të përgjegjësive, brenda 30 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi përgatisin listat e individëve dhe/ose personave fizikë apo juridikë, ndaj të cilëve nga struktura përkatëse është vendosur masë administrative, e cila rezulton e paekzekutuar.

Nëse Qytetarët nuk do e gjejnë emrin në listë mund të kërkojnë pranë institucioneve përkatëse që të përfshihen në të.

Procesi i heqjes/fshirjes nga lista e subjekteve të debitorëve, sipas këtij vendimi, përfundon brenda 60 (gjashtëdhjetë) ditëve nga hyrja në fuqi e tij.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

“One Stop” edhe në Tabanoc

Story i radhës

Kurti përkujton Ilir Konushevcin dhe Dr. Hazir Malajn: “Pa ta nuk do ta kishim luftën çlirimtare”

Të fundit nga

​Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve Viktima

Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve të Pafajshëm – Viktima të Agresionit, është një nga ditët ndërkombëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara që shënohet çdo vit më 4 qershor. Kjo ditë u krijua
sqmken
ShkoLartë