fale nenave mbi 40 vjec nataliteti shenon rritje ne shba 68096556c5b65

Falë nënave mbi 40-vjeç nataliteti shënon rritje në SHBA

April 24, 2025
1 minut lexim

Shkalla e lindjeve në SHBA u rrit në vitin 2024, sipas të dhënave paraprake nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Rritja prej një për qind e lindjeve u shkaktua kryesisht nga nënat në fillim të të 40-tave, të cilat lindën dy për qind më shumë fëmijë në vitin 2024 sesa 2023. Nënat në të 30-at dhe të 20-at e vona gjithashtu lindën pak më shumë.

Brady Hamilton, autori kryesor i raportit, tha për Business Insider se statistikat janë një vazhdimësi e tendencave gjatë tri dekadave të fundit.

“Gratë në fund të të njëzetave dhe në fillim të dyzetave po bëjnë më shumë fëmijë, ndërsa ato në adoleshencë dhe në fillim të njëzetave kanë më pak. Këto shifra mbështesin pretendimin se gratë po lindin fëmijë më vonë në jetë,” tha ai.

Ndërsa mijëvjeçarët kanë më pak fëmijë në krahasim me brezat e kaluar, ata ende kanë më shumë fëmijë se e ashtuquajtura Gjenerata Z.

Në vitin 2024, CDC zbuloi se gratë midis moshës 30-34 vjeç kishin më shumë fëmijë, të ndjekur nga nënat në fund të njëzetave.

Emily Oster, themeluesja e ParentData dhe profesoreshë e ekonomisë pranë Universitetit Brown, tha se të dhënat e CDC tregojnë dy tendenca kryesore.

Njëra është se njerëzit zgjedhin të kenë fëmijë më vonë – fertiliteti arrin kulmin në fillim të të njëzetave, por gratë në këtë grup-moshë kanë më pak fëmijë sesa ato që kanë lindur në vitet 1990. Në të njëjtën kohë, përparimet në mjekësi u kanë dhënë njerëzve më shumë kontroll mbi atë se kur kanë fëmijë ose jo, shtoi ajo.

Lindjet e adoleshentëve vazhdojnë të bien, pasi qasja në kontracepsionin e lindjes është rritur. Në të njëjtën kohë, fekondimi artificial i lejon gratë të mbeten shtatzënë në të dyzetat e tyre.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

si po e riformulon ai ruajtjen e kafsheve te egra per mire ose per keq 680962bd6248d
Story i mëparshëm

​Si po e riformulon AI ruajtjen e kafshëve të egra – për mirë ose për keq?

morena taraku rrefen momentin e termetit ne turqi jam ende e traumatizuar 6809673214957
Story i radhës

Morena Taraku rrëfen momentin e tërmetit në Turqi: Jam ende e traumatizuar

Të fundit nga

Horoskopi ditor, e Mërkurë 30 Prill 2025

Dashi Dashuria: Yjet njoftojnë pak trazira në jetën tuaj në çift, por juve ju takon t’i bëni gjërat në atë mënyra që të shkojnë në rrugën e duhur. Një ditë me takime
ShkoLartë