Fakti interesant për Zvicrën në grupe të Botërorit

December 2, 2022
1 minut lexim

Kombëtarja e Zvicrës zbarkon sot në stadiumin 974 për ta luajtur ndeshjen e fundit në grupe në Botëror.

Zviceranët do të kërkojnë medoemos një rezultat pozitiv, për shkak se vetëm një i tillë do ta dërgon atë në 1/8-ën e finales.

Por, derisa ndeshja po afrohet, statistika interesante kanë dalë në pah, e që e favorizojnë skuadrën e Murat Yakim.

Sipas Livescore, Zvicra nuk ka humbur kurrë më shumë se një ndeshje në grup që nga viti 1966.

Në këtë vite, helvetikët kishin humbur të tria ndeshjes.

Një fitore sot kundër Serbisë do ia mundësonte atyre kalimin e grupit. Zvicra do të kualifikohej edhe me një barazim, me kusht që Kameruni të mos fitonte thellë kundër Brazilit.

Skuadra, në të cilën është kapiten Granit Xhaka pritet që të luajë ndeshjen e fundit në Grupin G kundër Serbisë e cila në këtë eliminatore ka një humbje dhe një barazim, derisa Zvicra ka një fitore dhe një humbje.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Blinken: Nëse Putin dëshiron, lufta mund të përfundojë nesër

Story i radhës

Mori patentën e bllokuar kundrejt ryshfetit/ Në pranga polici dhe ndërmjetësuesi, nën hetim qytetarja

Të fundit nga

ShkoLartë