Fajon: RMV e ka mbështetjen që deri në vitin 2030 të bëhet anëtare e BE-së

October 18, 2022
1 minut lexim

Shefja e diplomacisë sllovene Tanja Fajon sot nga Shkupi me urime për Qeverinë dhe qytetarët e Maqedonisë për, siç tha ajo, suksesin historik me hapjen e negociatave aderuese për anëtarësim në Union.

Fajon tha se vendi ka mbështetjen që deri në vitin 2030 të bëhet anëtare e plotë e BE-së.

“Jam e vetëdijshme se kjo ishte një rrugë e dhimbshme dhe e vështirë, prandaj i mbetet Maqedonisë së Veriut të bëjë gjithçka për njerëzit, të fillohet ky proces i vështirë i reformave. Mbështes që vendi të bëhet anëtar me të drejta të plota deri në vitin 2030, një synim realist nëse të gjithë qytetarët janë në këtë rrugë. Ne do t’ju mbështesim, është e rëndësishme të jeni koshient se negociatat për anëtarësim kanë filluar”, tha Fajon sot në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.

Fajon theksoi se më shumë se 40 përqind e ligjeve të vendit janë të harmonizuar me ata evropian, që sipas saj, tregon se Maqedonia do të jetë e suksesshme në këtë rrugë.

Ndërsa ministri Bujar Osmani, theksoi se takimi me Fajon do t’i jep dinamikë të re marrëdhënieve në mes Sllovenisë dhe Maqedonisë së Veriut.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Taravari takon Daniel Braun, përfaqësuesin e Fondacionit Konrad Adenauer

Story i radhës

Ish-trajneri i Shaqirit pranë kalimit në Angli

Të fundit nga

ShkoLartë