​“Fadil Vokrri” nikoqir i ndeshjes së sotme mes Kosovës dhe Zvicrës

1 minut lexim

Kombëtarja e Kosovës i rikthehet sot aksionit në arenën ndërkombëtare, ku përballë ka kundërshtarin më të vështirë të Grupit I, Zvicrën.

“Dardanët” përballen sot me Zvicrën në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45, ndeshje kjo e vlefshme për raundin e pestë të fazës së grupeve të kualifikimeve për në Evropianin Euro 2024.

Nën urdhrat e trajnerit të ri, Primozh Gliha, yjet e Kosovës do të synojnë një fitore tejet të vështirë ndaj Zvicrës së Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Xhaka e Shaqiri zbarkojnë sot në “Fadil Vokrri” duke mbrojtur ngjyrat e “Helvetikëve”.

Kosova renditet e pesta në Grupin I me tre pikë të arkëtuara pas katër ndeshjeve, krahas Zvicrës që kryeson grupin me 10 pikë të arkëtuara.

20:45 Kosova – Zvicra (Stadiumi Fadil Vokrri). 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Aleat i Ukrainës”, Elon Musk “justifikohet” për marrëveshjen me Vladimir Putin, zbulon prapaskenat e incidentit të bujshëm

Story i radhës

Çmimet do jenë të larta edhe në 2024, inflacioni i brendshëm, shumë i lartë, me prirje rritëse në maj dhe qershor

Të fundit nga