Fadil Berisha, në një intervistë për “Ftesë në 5”, ka treguar pasditen e sotme 5 fotot më të bukura dhe kuptimplota për të, të realizuara në vitin 2023.
Me një dëshirë për të promovuar dhe mbështetur gjithmonë bukurinë shqiptare, Fadili ka theksuar se ka dashur që e gjithë bota të njohë bukuritë shqiptare.
Në 5 fotot e karrierës së tij, Fadili ka zgjedhur foton e 3 modeleve shqiptare, duke treguar se si i ngatërruan si të huaja. Për të evidentuar origjinën, Berisha zgjodhi t’i veshë vajzat me jelekët tradicionalë shqiptarë!
“Isha shumë xheloz, kishim shumë Angelie Jolie në Shqipëri”, u shpreh fotografi i njohur shqiptar, kur tregoi se si vendosi të realizojë një ndër fotot e karrierës së tij.