Facebook ndryshon emërtimin e kohështrirjes

February 15, 2022
1 minut lexim

Kohështrirja e Facebook e njohur si “News Feed” nuk është më. Pas mëse 15 vitesh, kompania zyrtarisht ka vendosur ti ndryshojë emrin që tani do të njihet vetëm si “Feed.”

Ndryshimin e bëri të ditur përmes rrjetit social Twitter. Ai vjen disa muaj pasi Zuckerberg ndryshoi emrin e kompanisë në Meta, një sinjal tjetër që Facebook po përpiqet të ndryshojë perceptimin për produktet e saj kyçe.

Gjithësesi heqja e “news” nga emërtimi do të shihet si diçka që simbolizon ndryshimin e prioriteteve të kompanisë e cila sheh drejt një të ardhmeje në metaverse dhe jo thjeshtë një aplikacion i medias sociale.

Menaxhimi i lajmeve ka qenë temë qendrore për rrjetin social Facebook vitet e fundit sidomos me përhapjen e informacioneve të rreme. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

LETRA: Presidenti Biden i shkruan Vjosa Osmanit për Ditën e Pavarësisë së Kosovës (FOTO LAJM)

Story i radhës

Cilat do të jenë pasojat për ekonominë botërore, nëse Rusia e pushton Ukrainën?

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë