Facebook ka shuar bateritë e përdoruesve në fshehtësi thotë një ish punonjës

Facebook në fshehtësi mund të konsumojë baterinë e smartfonëve pretendon një ish punonjësi i kompanie i cili bëri një padi javën e kaluar.

Praktika, e njohur si “testim negativ” lejon kompanitë teknologjike të konsumojnë “karburantin” e disa smartfonëve të përdoruesve në emër të testimit të funksionaliteteve të reja apo adresimit të problemeve sipas shkencëtarit të të dhënave George Hayward.

I thashë menaxheri se kjo mund të dëmtojë dikë, dhe ajo mu përgjigj se duke dëmtuar ca mund të ndihmojmë shumicën,” tha Hayward i cili në padinë e tij dërguar pranë Gjykatës Federale të Manhattan tha se kishte refuzuar të bëhej pjesë e këtij testimi.

Hayward punonte në aplikacionin Messenger të Facebook. Ky aplikacion ka 1.3 miliardë përdorues në mbarë botën dhe renditet si platforma e katërt më e përdorur e medias sociale.

Duke “vrarë” baterinë e një smartfoni vë njerëzit në rrezik, veçanërisht në kushtet kur ata kanë nevojë për komunikim thotë padia.

Refuzova të bëja këtë testim,” tha ai duke shtuar “nëse i tregoni shefit tuaj se një gjë është e paligjshme, mund të mos shkojë mirë për ju.”

Hayward u punësua në Tetor të 2019-ës. Ai tha se nuk e di sesa është numri i përdoruesve të prekur të Facebook, por beson se kompania është përfshirë në praktika të tilla sepse atij ju dha një dokument i brendshëm me titull “Si të bëni testimet negative,” ku detajohen eksperimentet e kryera.

Skam parë ndonjëherë një dokument kaq të tmerrshëm,” tha ai.

Shumica e njerëzve nuk e kanë idenë se Facebook apo platforma të tjera të medias sociale mund të shkarkojnë baterinë e smartfonit me qëllimi, thoshte avokati i Hayward.

Padia e Hayward është tërhequr sepse atij i është kërkuar të shkojë në arbitrazh ndërsa ai u qëndron ende akuzave.

Është qartësisht e paligjshme,” tha avokati i tij. “Është e tmerrshme të mendosh se telefoni im, bateria e tij mund të manipulohet nga kushdo.”

/PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Reagojnë nga OVL-UÇK pas deklaratës së presidentit kroat

Story i radhës

Avioni fluturon për 13 orë drejt Zelandës së Re por ulet përsëri aty ku u ngrit

Të fundit nga