Përdoruesit e Facebook në mbarë botën e gjetën veten të kyçur jashtë llogarive të tyre pa asnjë shpjegim.
Një mesazh i cili thoshte se: “Llogaria juaj në Facebook është çaktivizuar sepse nuk ka ndjekur standardet e komunitetit. Ky vendim nuk mund të kthehet pas,” u shfaq tek shumë përdorues.
Kompania mëmë e Facebook, Meta, tha se ishte duke hetuar ngjarjen.
Facebook nuk tregoi sesa përdorues janë prekur nga ky problem.
Tashmë gabimi i kompanisë është adresuar ndërsa llogaritë e dëbuara nga platforma nuk mund as të apelonin vendimin. /PCWorld Albanian