FA Cup/City dhe Tottenham synojnë vetëm fitoren

March 1, 2022
1 minut lexim

FA Cup rikthehet sot me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën e eliminatoreve, respektivisht 1/8-ës.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 20:15, ku kampioni anglez Manchester City do të jetë mysafirë i skuadrës së Peterborough.

Ndërkaq, me fillim nga ora 20:30, skuadra tjetër nga Premier Liga angleze Crystal Palace zhvillon ndeshje si vendas kundër Stoke Cityt.

Programin e sotëm do ta mbyllë takimi mes Middlesbrough dhe Tottenham, përballje kjo që zhvillohet në stadiumin “Riverside” me fillim nga ora 20:55.

Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në FA Cup e gjeni më poshtë.

20:15 Peterborough – Manchester City (Stadiumi Weston Homes)

20:30 Crystal Palace – Stoke City (Stadiumi Selhurst Park)

20:55 Middlesbrough – Tottenham Hotspur (Stadiumi Riverside)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Bashkia e Shkupit: Janë zgjidhur 1200 kërkesa të qytetarëve nëpërmjet adresës elektronike

Story i radhës

“Tek Arjola më pëlqen…”/ Fituesi i BB VIP zbulon çfarë profesioni do kishte nëse nuk do ishte balerin

Të fundit nga

ShkoLartë