FA Cup angleze vazhdon sot me tri ndeshje tejet interesante, të vlefshme këto për fazën e eliminatoreve.
Pas ndeshjeve të mbrëmshme, ku City eliminoi Peterborough me rezultat 2:0 dhe Crystal Palace shënoi fitore 2:1 kundër Stoke Cityt, kurse Tottenhami u eliminua me rezultat 1:0 kundër Middlesbrough, sot do të mësojmë edhe tre skuadra të tjera që sigurojnë biletën për në çerekfinale.
Programin e sotëm do ta hap ndeshja mes skuadrës së Luton dhe Chelseat, kurse më pas, respektivisht me fillim nga ora 20:30 do të fillojë edhe takimi mes Southampton dhe West Ham United.
Ndërkaq, ndeshja e fundit e sotme në kuadër të kësaj gare zhvillohet në stadiumin “Anfield Road”, ku gjigandi anglez Liverpool përballet kundër Norwichit të Milot Rashicês.
Programin e plotë të ndeshjeve të sotme në FA Cup e gjeni më poshtë.
20:15 Luton – Chelsea
20:30 Southampton – West Ham United
20:45 Liverpool – Norwich City