Ezan Kryeziu pritet të kthehet në nëntor

1 minut lexim

Atleti i talentuar i klubit, Rogana, Ezan Kryeziu, është lënduar në garat e Kupës së Kosovës dhe për një kohë do të mbetet jashtë shtigjeve të mbretëreshës së sporteve.  

Atleti 16-vjeçar shpreson që të sanojë lëndimin sa më shpejt që është e mundur dhe t’i rikthehet garave.

Trajneri i Roganës, Zijadin Kryeziu, e konfirmoi lëndimin e tij, por shpreson se gjithçka do të shkojë mirë dhe të kthehet në kohën e paraparë. 

Image

Ezani garon në disiplinat 1500 dhe 3000 metra në kategorinë e juniorëve. 

16-vjeçari është prej atletëve më të mirë në Kosovë dhe premton shumë. 

Image

Para pak ditëve, atletët e Roganës e vizituan Ezanin në spital

Ezani për shkak të lëndimi  nuk arriti të garojë në Kampionatin e Kosovës, që u mbajt javën që e lamë pas në stadiumin “Liman Gegaj” në Malishevë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Aksident i rëndë në Tiranë, kamioni përplas për vdekje këmbësoren 35-vjeçare! Policia jep detajet

Story i radhës

​Telekomi i Kosovës rikthen shërbimet pas sulmeve kibernetike

Të fundit nga