E majta ka një avantazh të vogël ndaj blloqeve të së djathtës dhe të djathtës ekstreme, sipas rezultateve të exit poll-eve pas mbylljes së qendrave të votimit në zgjedhjet parlamentare suedeze mbrëmjen e sotme.
Sipas sondazheve, të cilat nuk bazohen në rezultatet e pjesshme që priten më vonë në mbrëmje, e majta, e udhëhequr nga kryeministrja socialdemokrate Magdalena Andersson, fitoi midis 49.8 dhe 50.6 për qind.
Ndërsa e djathta dhe e djathta ekstreme fituan nga 48 në 49.2 për qind.
Partia e ekstremit të djathtë Demokratët e Suedisë (SD) duket se ka arritur një përparim historik, duke fituar 20.5 deri në 21.3 për qind, sipas sondazheve dalëse të kryera për SVT dhe TV4.