Kapiten Dritan Goxhaj u shpreh për ‘360 gradë’ se lufta hibride ka rreth 10 vjet prezente mes palëve, ndërkohë ai theksoi se propaganda e luftës po ndihmon të majtat liberale në Evropë të mbajnë pushtetin dhe që paratë t’ja japin oligarkëve të armëve.
“Lufta hibride ka rreth 10 vjet mes palëve. Sot është propaganda e luftës që i ndihmon të majtat liberale në Evropë që të mbajnë pushtetin.
Paratë i kalojnë tek riarmatosja dhe jua japin oligarkëve që bëjnë armët. Janë dy persona të hetuar në Itali që mendohet se kanë përdorur dron për të marrë të dhëna pasi është gjetur një email drejtuar shërbimeve ruse duke u thënë informacione për t’i shitur me bitcoin.
Lufta sot bazohet mbi logjistikën, si mund të të sulmojë nga 2000 km. Presidenti i Finlandës thotë që mund të hap kufijtë me rusët, ndërkohë që Norvegjia dhe Suedia hapin bunkerë. Kjo është një propagandë lufte.”
Burimi: botasot.info