Bashkimi Evropian ka rënë dakord ti hapë rrugë përdorimit të karburanteve sintetike pasi propozoi dëbimin e motorëve me djegie të brendshme pas 2035.
Sipas Associated Press, blloku bëri një marrëveshje me Gjermaninë ditën e Shtune duke lejuar prodhuesit e makinave të shesin makina me djegie të brendshme edhe pas 2035.
Në fillim të muajit Mars, Parlamenti Evropian vonoi një votim që do të kishte kodifikuar dëbimin e propozuar pasi Gjermania me mbështetjen e prodhuesve të makinave kishte thënë se nuk do të mbështeste mandatin nëse nuk përjashtoheshin karburantet sintetike.
“Kemi gjetur një marrëveshje me Gjermaninë për përdorimin e karburanteve sintetike në të ardhmen për makinat,” tha Frans Timmermans, zëvendës president ekzekutiv i Marrëveshjes Jeshile Evropiane.
“Tashmë do të punojmë për të vendosur standardet CO2 për makinat dhe të adoptohet sa më parë.”
Grupet ambjentaliste si GreenPeace kritikuan marrëveshjen. Prodhimi i karburanteve sintetike kërkon sasi të mëdha energjie. Gjithashtu ma teknologjinë e thithjes së drejtpërdrejtë të ajrit, makinat me këtë karburant mund të prodhojnë po aq emetime sa edhe makina konvencionale me motor me djegie të brendshme.
Mbi të gjitha kanë kosto më të lartë mirëmbajtje. Një shofer Evropian do të paguajë mesatarisht 782 euro më shumë në vit për të mbushur makinën me karburant sintetik krahasuar me karburantin konvencional. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL