EVN Maqedoni hap sërish dyert e muzeut “Matka”

March 6, 2023
1 minut lexim


Muzeu i vetëm i energjisë elekrike në vend, muzeu “Matka” i EVN Maqedoni, nga sot është sërish i hapur për vizitorët. Dita e parë e sezonit të ri u shënua me eveniment për efikasitetin energjetik, në të cilin ekspert të kompanisë sqaruan se pse shfrytëzimi i arsyeshëm i energjisë ka rëndësi të veçantë. Në evenimentin morën pjesë bursistët e kompanisë pranë fakulteteve teknike dhe nxënës të paraleleve për arsimim të dyfishtë të EVN në SHMET “Mihajllo Pupin”. Përmes eksponateve me qasje interaktive dhe multimediale, pjesëmarrësit u njohën me konceptin dhe historinë e energjisë elektrike, prodhimin, transmetimin, distribuimin dhe furnizimin.
Gjatë evenimentit, ata gjithashtu morën edhe shumë këshilla për kursim të energjisë elektrike dhe shfrytëzimin e saj të arsyeshëm. Kriza globale energjetike zgjoi interes të madh tek qytetarët e të gjitha grupmoshave që të informohen në lidhje me efikasitetin energjetik dhe kursimin, ndërsa pikërisht në këtë Qendër Ekspozuese vizitorët mund të mësojnë më shumë rreth këtyre temave. Përmbajtjet në muzeun “Matka” janë në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze, ndërsa hyrja është falas.
Qendra ekspozuese “Matka” është hapur në vitin 2017. Objekti është i vendosur në ndërtesën e
hidrocentralit të vjetër të Matkës në Shkup. Deri më tani e kanë vizituar rreth 20.000 vizitorë. Qendra është fituese e çmimit “Muzeu i vitit” të cilin e ndan ICOM (International Council of Museums) – Maqedoni, si dhe fituese e Çmimit Kombëtar për Përgjegjësi Shoqërore, të cilin e ndan Ministria e Ekonomisë.



MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Frederiksen: Shqipëria, partnere e vlerësuar për Danimarkën dhe aleate e besuar e NATO-s

Story i radhës

Iniciohet rast kundër Dodikut për mohim të gjenocidit në Srebrenicë

Të fundit nga

ShkoLartë