Shkup, 16 Dhjetor – EVN Home si Furnizuesi Universal i energjisë elektrike, në tenderin e sotëm për prokurim të enegjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve për periudhën janar-qershor 2023, pranoi vetëm një ofertë nga SHA EMV.
SHA EMV i ofroi EVN Home çmim të shitblerjes prej 56 euro për megavat-orë, ndërsa do të mbulojë 100% të sasisë së përgjithshme të planifikuar. Ky çmim është për rreth 16% më i lartë se çmimi i mëparshëm i cili u ofrua në tenderin e fundit të Furnizuesit Universal (korrik-dhjetor 2022), kur SHA EMV ofroi çmim të shitblerjes prej 48 euro për megavat-orë.
Për çmimin e energjisë elektrike të EVN Home, gjatë periudhës në vijim do të vendosë Komisioni Rregullator për Energjetikë, ndërsa i njejti varet nga më shumë parametra hyrës, siç janë: çmimi me të cilin SHA EMV ia shet energjinë elektrike EVN Home-it, çmimi i Sistemit Operator Përçues MEPSO, çmimi i Operatorit të Tregut të Energjisë Elektrike MEMO, si dhe çmimi i Sistemit Operator Distributiv – Elektrodistribuimi.
Burimi: zhurnal.mk