Herën tjetër që do të blini një kompjuter gaming, me shumë gjasa nuk do të shihni një kartë grafike EVGA. Kompania e njohur për prodhimin e kartave grafike Nvidia GeForce, ka vendosur të largohet prej këtij tregu.
CEO i kompanisë Andrew Han gjatë një interviste me dyer të mbyllura me youtuberët e famshëm JayZTwoCents dhe Gamers Nexus, zbuloi vendimin e EVGA.
Gjatë diskutimit ai foli edhe për problemet që kishin hasur me Nvidia. Han tha se Nvidia kishte ndaluar të trajtuari EVGA si një partner të vërtetë edhe pse kanë vite bashkëpunim.
Kompania nuk e njoftonte më EVGA për produktet e reja e as informacione të rëndësishme si çmimet dhe disponueshmëria.
Kjo bëri që EVGA që informohej rreth detajeve të produkteve të njëjtën ditë që e mësonim edhe ne kur prezantoheshin në skenë.
EVGA do të vazhdojë të shesë kartat e vjetra si RTX 3000. Pasi të mbarohet stoku, kompania nuk ka në plan të bashkëpunojë me rivalët e Nvidia si AMD dhe Intel.
Prej kohësh kompania po shet komponentë dhe aksesorë të tjerë kompjuterikë si blloqe ushqimi apo maus gaming.
Por sipas Gamers Nexus, 80% e shitjeve të EVGA vinin nga shitjet e kartave grafike dhe ky vendim vë ekzistencën e kompanisë në rrezik.
Kur youtuberi komentoi se ky mund të kishte qenë vendim i vështirë, CEO tha se ishte i lehtë dhe në të vërtetë bashkëpunimi me Nvidia ishte i vështirë.
Në forumet e saj EVGA tha se nuk do të prodhojë kartat grafike të gjeneratës së ardhshme por do të vazhdojë të mbështetë produktet ekzistuese. /PCWorld Albanian