Everton kthen sytë nga “Camp Nou”

April 21, 2022
1 minut lexim

Everton është duke ndjekur me kujdes Adama Traore, të cilin Barcelona e ka huazuar nga Wolverhampton deri me 30 qershor. Në rast se katalanasit nuk do të firmosin me 26-vjeçarin, atëherë Everton do të hyjë seriozisht në garë për ta afruar spanjollin.

Sulmuesi u bashkua me Barçën në janar dhe që nga ai moment ka marrë pjesë në 14 ndeshje, në të cilat ka dhënë katër asists, por ende nuk ia ka dalë të gjejë rrugën drejt rrjetës.

Barcelona ka mundësinë e nënshkrimit me Adama-n në verë për rreth 30 milionë euro, megjithatë tashmë klubi “blaugrana” nuk duket e vendosur për të firmosur me lojtarin e Wolves.

Sipas raportimeve nga mediet britanike klubi që ka shfaqur interes të lartë për 26-vjeçarin është Everton dhe aktualisht është duke ndjekur me vëmendje çështjen e të ardhmes së sulmuesit. Klubi anglez e sheh Adama-n si zëvendësues të Richarlison, me këtë të fundit që mund të largohet në verë.

Sulmuesi zhvilloi 20 ndeshje me Wolves në pjesën e parë të sezonit 2021-2022 përpara se të kalonte te Barcelona në formë huazimi më 29 janar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë po negociohet në takimin mes Qeverisë dhe Lidhjes së Sindikatave? Flet zëvendëskryeminsitri Bytyqi

Story i radhës

Ja si është quajtur vajza e Nick Jonas dhe Priyanka Chopra

Të fundit nga

ShkoLartë