Eva Mendes dëshiron që kjo verë të jetë e mërzitshme për të dhe dy vajzat e saj, Esmeralda dhe Amanda, 7 dhe 6 vjeçe.
Duket e çuditshme, por aktorja e ka një arsye. Strategjia e saj duket se ka rrjedhur nga një orar i ngjeshur kur Mendes dhe vajzat udhëtuan jashtë vendit në Londër, ku parteri i saj Ryan Gosling po xhironte një film.
“Kur ishim në Londër, ne shkuam nga musical në musical, duke përfituar nga të qenit përsëri në teatër, shkuam në të gjitha llojet e muzeve, shkuam në Kështjellën Windsor – kisha planifikuar një sërë udhëtimesh në terren për to, të cilat ne i bëmë”, shpjegoi aktorja në një intervistë të re me Byrdie, të publikuar të mërkurën. “Dhe tani ndihem sikur është koha për të rikthyer mërzinë. Po e kthej mërzinë, veçanërisht për fëmijët, por edhe për veten time. Ndihem vërtet sikur kur jemi të mërzitur – të pa stimuluar nga një telefon, apo iPad, kompjuter apo televizor – atëherë vijnë idetë. Ndonjëherë është argëtuese, ndonjëherë është e rrezikshme dhe ndonjëherë është ndriçuese. Unë me të vërtetë dua që kjo të jetë vera e mërzisë.”
Aktorja rrëfeu gjithashtu sa e rëndësishme është për të të jetë e pranishme në rritjen e dy vajzave të saj.
“Unë jam një aktore, kam dizajnuar rroba, kam bërë një sërë gjërash të ndryshme. Por gjëja më kreative, është të krijosh jetë me to”, tha Mendes. “Mamaja ime qëndroi me mua në shtëpi deri në moshën 8 ose 9 vjeçe dhe ato kujtime për mua janë gjithçka. Ato vite me të, formuan atë që isha,” –tha ajo.
Mendes gjithashtu ndoqi shembullin e së ëmës dhe mori një pushim nga karriera e saj për të rritur fëmijët.