Eva Longoria: Do të doja që njerëzit ta dinin si është Victoria Beckham në të vërtetë

June 5, 2023
1 minut lexim

Eva Longoria është një mike e vjetër e dizajneres së famshme, Victoria Beckham, ndërsa së fundmi ka treguar se si është ajo në jetën private.

Në një intervistë për revistën The Times, aktorja ka folur për miqësinë e tyre.

“Do të doja që njerëzit ta dinin se sa argëtuese, simpatike dhe e zgjuar është Victoria. Mendoj se ajo është normalisht një introverte, por nuk është e tillë me mua. Ne jemi të pandara”, është shprehur Longoria.

Dy femrat e famshme u takuan nëpërmjet ish-bashkëshortit të Evas, basketbollistit francez, Tony Parker, i cili ishte mik i mirë me bashkëshortin e Victorias, David Beckham.

Gjegjësisht, çiftet u shoqëruan intensivisht derisa familja Beckham jetonte në Los Angeles, ndërsa miqësia e zonjave të famshme mbijetoi edhe pas ndarjes së Longorias nga Parker në vitin 2013.

“Ajo është shumë e përkushtuar. Nuk ka asnjë moment që nuk mund t’i telefonoj nëse kam nevojë për ndonjë gjë. Ne shpesh flemë së bashku. Kryesisht ndodh në vilën e Victorias. Mund të flasim gjithë natën”, ka treguar tutje aktorja. 

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një ish-kryebashkiak në pranga së shpejti? Zbulon Karamuço

Story i radhës

Kovaçevski në autostradën Demir Kapi – Negotinë, pjesë e Korridorit 10: Investojmë në sigurinë e qytetarëve dhe lidhim vendin me Evropën!

Të fundit nga

ShkoLartë