Spanja ka regjistruar sot vdekjen e dytë nga lia e majmunit, e cila vie vetëm një ditë pas vdekjes së parë së regjistruar.
Kjo është vdekja e tretë e regjistruar jashtë Afrikës.
Spanja raportoi vdekjen e saj të parë të premten, pak pasi Brazili raportoi vdekjen e parë nga lija e majmunëve jashtë kontinentit afrikan gjatë valës aktuale të sëmundjes, raportoi Reuters.
Sipas raportit të 22 korrikut të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, janë raportuar vetëm pesë vdekje.
OBSH e ka shpallur shpërthimin e lisë së majmunit emergjencë globale shëndetësore.