Derisa jam Kryeministër dhe lider I VMRO-DPMNE-së, pa garanca nga Brukseli, ndryshime kushtetuese nuk do të ketë – është shprehur I prerë Kryeministri Mickoski duke komentuar insistimin e Brukselit për ndryshimet kushtetuese si kusht për të vazhduar rrugëtimi evropian I vendit dhe deklaratën e Kryeparlamentarit Gashi, se për këto ndryshime duhet vullneti politik tek VMRO-DPMNE-ja.
“Po, nuk do të ketë vullnet politik derisa unë e udhëheq Qeverinë dhe derisa jam Kryetar i VMRO-DPMNE-së, kurse pa VMRO-DPMNE-në nuk do të ketë ndryshime kushtetuese, këtë duhet ta dijnë të gjithë. Në këtë mënyrë të konceptuara, s`ka dhe as që do të ketë. Unë nuk jam aventurier as ekzibicionist në jetë, shkeli në dërrasë të fortë dhe nëse miratoj çfarëdo vendimi dua të jetë fundi i një procedi, e jo vetëm fillimi. Kur dikush në Bruksel do të jetë gati të bisedojë me mua për të përfunduar procesi, atëherë edhe unë do të jemë i gatshëm” – tha Mickoski.
Burimi: TV KLAN