Eurointegrimet! Mickoski: Ndryshimet kushtetuese pasi parlamenti bullgar ta ratifikojë marrëveshjen aderuese RMV-BE

October 26, 2024
1 minut lexim

 

Qeveria nuk do t`I dërgoj letër krerëve evropian lidhur me qëndrimet për eurointegrimet.

Pas takimeve në Bruksel dhe vizitës së Shefes të Komisionit Evropian në Shkup, mesazhet janë dërguar – thotë Kryeministri Mickoski.

Sipas tij, pozicioni I Maqedonisë është I qartë dhe që të fillojë procesi I ndryshimeve kushtetuese duhet që Parlamenti Bullgar ta ratifikojë marrëveshjen aderuese të vendit tonë për anëtarësim në BE.

“Mendoj se kjo do të ishte një zgjidhje korrekte, duke marrë parasysh situatën ku na solli Qeveria ku fjalën e fundit e kishte Bujar Osmani kurse pas vete kishte Mariçiqin dhe Kovaçevskin. Tani kuptoj se cfarë është bërë gjatë kësaj periudhe dhe me të vërtetë njoftimet janë shookuese, për këtë shkak ashpër po luftojmë. Derisa unë jam Kryeministër lloj tjetër të ndryshimeve kushtetuese nuk do të ketë, nuk pranoj ultimatume dhe diktate”, tha Mickoski.

Lidhur me zgjedhjet e së dielës në Bullgari, Mickoski nuk ka preferencë të caktuar se cili do të ishte bashkëbiseduesi më I mirë për dialogun Shkup – Sofje, por dëshiron që të fitojë partia GERB e ish-Kryeministrit Bojko Borisov, parti e cila është bashkë me VMRO-DPMNE-në pjesë e Partisë Popullore Evropian.

Pozicioni formal I BE-së mbetet I njëjtë – pa ndryshime kushtetuese nuk kalohet në fazën tjetër. Por nga Qeveria e shohin me optimizën mosrefuzimin e propozimit të Mickoskit për ndryshime kushtetuese me veprim të anuluar.

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas planeve për biznes e fëmijë, ndahen Ilnisa dhe Meritoni? Brenda lidhjes së ish-banorëve të BBV

Story i radhës

Ndërhyn Jeff Bezos, gazetës me traditë 147-vjeçare ia ndalon të dalë në mbështetje të Harrisit

Të fundit nga

E pazakontë – Xhoni në xhiro me majmun

Rap-artisti i njohur shqiptar, Don Xhoni, gjatë këtyre ditëve ndodhet në Dubai. Kjo për të xhiruar videoklipin e tij të ri, të cilin do ta sjellë së shpejti për fansat. Por, ai
ShkoLartë