Eurodeputetja Kaili mohon përfshirjen në skandalin me Katarin

December 13, 2022
min lexim

Eurodeputetja greke, Eva Kaili, e ka mohuar se ka qenë e përfshirë në një skandal të dyshuar me Katarin, mikpritësin të Kupës së Botës.

Ajo është një nga katër të dyshuarit e akuzuar. Policia belge gjeti 1.5 milionë euro tri lokacione të bastisura gjatë ditëve të kaluara.

Nënkryetarja greke ishte njëra nga 14 zëvendëspresidentët e Parlamentit Evropian. Me 652 vota për dhe një kundër asaj iu hoq mandati nga eurudeputetët.

Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka folur për “ditë të vështira për demokracinë europiane”.

Pretendimet se Katari u ka dhënë ryshfet zyrtarëve të Bashkimit Evropian në përpjekje për të fituar ndikim përbëjnë “shqetësim të madh”, tha dje presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Katari i ka mohuat këto pretendime.

Avokati i saj thotë se Kaili i mohon akuzat.

“[Eva Kaili] deklaron se është e pafajshme dhe se ajo nuk ka asnjë lidhje me marrjen e ryshfetit nga Katari”, tha avokati i saj, Michalis Dimitrakopoulos për një televizion grek të martën.

Prokurorët kryen një sërë kontrollesh gjatë disa ditëve dhe thanë se rreth 600 mijë ishin gjetur në shtëpinë e një të dyshuari, 150 mijë euro në banesën e një eurodeputeti dhe 750 mijë euro në një valixhe në një dhomë hoteli në Bruksel.

I pyetur nëse ishin gjetur para në banesën e Kailit, avokati i saj tha: “Nuk e di nëse janë gjetur para apo shumën sa janë gjetur”.

Të dyshuarit e arrestuar nga policia belge janë akuzuar për “pjesëmarrje në një organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion”, thanë prokurorët të dielën. Ata do të dalin para gjykatës të mërkurën.

Skuadra e abuzuar e Katarit 2022

Statusi i grave në Katar, nikoqirit të Kupës së Botës

Tre të tjerët mendohet se janë të gjithë italianë, duke përfshirë Pier Antonio Panzeri, një ish-deputet italian, i cili tani drejton një grup për të drejtat e njeriut.

Akuzat kanë hedhur hije mbi rolin e grupeve lobuese në Parlamentin Evropian. Një rekomandim për të lejuar udhëtimin pa viza në BE për Katarin u votua nga eurodeputetët këtë javë, por tani ai është anuluar.

Kërkimet janë bërë si në Itali ashtu edhe në Bruksel. Që nga e premtja, të dhëna në kompjuterët e 10 punonjësve të parlamentit janë “ngrirë” për të parandaluar zhdukjen e të dhënave të nevojshme për hetimin.

Parlamenti Evropian në Strasburg, votoi të martën me shumicë dërrmuese për heqjen e Kailit nga roli i saj si zëvendëspresidente.

Edhe grupi i qendrës së majtë të Socialistëve dhe Demokratëve në Parlamentin Evropian e suspendoi Kailin menjëherë.

Prokurorët në Greqi thanë gjithashtu se kanë ngrirë të gjitha asetet e saj.

Sipas raportimeve, ky hetim mund të përfaqësojë një nga skandalet më të mëdha të korrupsionit në historinë e Parlamentit Evropian./REL

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ibra: Kvaratskhelia lojtari që më ka bërë më shumë përshtypje

Story i radhës

Zelensky: Vdekja e Putinit do të thoshte edhe përfundim i luftës!

Të fundit nga

ShkoLartë