eurodeputeti grek nikos pappas dhunon gazetarin ne strasburg 6943241451cad

Eurodeputeti grek, Nikos Pappas dhunon gazetarin në Strasburg

December 17, 2025
1 minut lexim

Një incident i rëndë dhune është shënuar mbrëmjen e 16 dhjetorit në Strasburg, ku protagonist është eurodeputeti grek i SYRIZA-s, Nikos Pappas.

Ai akuzohet se ka sulmuar fizikisht gazetarin grek Nikos Giannopoulos, pas një konflikti që nisi në ambientet e një lokali në qendër të qytetit.

Sipas mediave greke, eurodeputeti dhe një grup gazetarësh që ndodheshin në Strasburg për të ndjekur punimet e seancës plenare të Parlamentit Europian, ndodheshin në të njëjtin restorant-bar, por jo në të njëjtën shoqëri.

Në momentin që disa prej gazetarëve po largoheshin nga lokali, Pappas është ngritur dhe i ka kërkuar gazetarit Giannopoulos të fliste me të, duke e akuzuar se e kishte shtyrë dhe nuk kishte kërkuar falje.

Gazetari ka mohuar kategorikisht akuzat, duke deklaruar se nuk e kishte prekur eurodeputetin dhe se ishte përpjekur të shmangte konfliktin. Megjithatë, situata ka agravuar dhe ka përfunduar me dhunë fizike në mes të rrugës.

Pas incidentit, Nikos Giannopoulos, i shoqëruar nga dëshmitarë okularë, është paraqitur në komisariatin lokal të policisë ku ka bërë kallëzim penal ndaj eurodeputetit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

17 vjecari dyshohet per abuzim seksual ndaj nje 13 vjecari shqetesim per rritjen e recidivizmit 694323ffde14c
Lajmi i mëparshëm

17-vjeçari dyshohet për abuzim seksual ndaj një 13-vjeçari – shqetësim për rritjen e recidivizmit

gjendet pas 13 vitesh avioni qe u zhduk papritur gjobitet me 85 mije paund per parkim te gabuar 694325c55c4b4
Lajmi i radhës

Gjendet pas 13 vitesh avioni që u zhduk papritur, gjobitet me 85 mijë paund për parkim të gabuar

Të fundit nga

Aksident në Algjeri, humbin jetën 25 persona

25 persona kanë humbur jetën dhe 44 të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti tragjik me autobus në provincën Boumerdes të Algjerisë. Sipas Agjencisë së Mbrojtjes Civile, autobusi me të
ShkoLartë