Të enjten e 15 dhjetori të vitit 2022, është bërë një ditë historike për Kosovën pasi kjo e fundit ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka dorëzuar aplikimin e Kosovës, në kryeqytetin e Çikës e cila është duke udhëhequr me presidencën e Bashkimit Evropian.
Gjithashtu ky aplikim është mirëpritur nga eruodeptetet e Parlamentit Evropian të cilët kanë lëshuar një letër.
Ky akt simbolik duhet të pasohet nga veprime konkrete dhe kuptimplota, duke përfshirë normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin, thonë Romeo Franz dhe Viola von Cramon-Taubadel.
Pas dorëzimit të kërkesës për anëtarësim nga Kosova, Romeo Franz (Të Gjelbërit/EFA, Gjermani), Kryesues i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Bosnje-Hercegovinën dhe Kosovën, dhe Viola von Cramon-Taubadel (të Gjelbërit/EFA, Gjermani), Raportuese e Përhershme për Kosovën , ka lëshuar deklaratën e mëposhtme:
“Sot shënon një moment historik në marrëdhëniet BE-Kosovë. Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk pasqyron vetëm orientimin e vendosur pro-evropian të kosovarëve dhe konsensusin mes partive politike. Është gjithashtu një zgjedhje e qartë strategjike në këto kohë sfidash të paprecedentë gjeopolitike .
Ne përgëzojmë harmonizimin e vazhdueshëm të Kosovës me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, para së gjithash përmes miratimit të sanksioneve pas luftës së agresionit rus kundër Ukrainës. Solidariteti i saj i fortë me popullin e Ukrainës e pozicionon Kosovën si një partner të besueshëm, tashmë të ankoruar thellë në aleancën evropiane dhe transatlantike.
Prandaj, ne përsërisim thirrjen e Parlamentit Evropian për shtetet anëtare që ende nuk e kanë njohur Kosovën si shtet sovran që ta bëjnë këtë dhe kështu ta lejojnë atë të përparojë në rrugën e saj evropiane në baza të barabarta me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Besojmë se Kosova do të bëjë përpjekje shtesë për të adresuar sfidat e shumëfishta në rrugën e saj evropiane dhe në këtë aspekt presim që ky akt simbolik i aplikimit për anëtarësim të pasohet me veprime konkrete dhe kuptimplota.
Ne i bëjmë thirrje Këshillit të mandatojë Komisionin Evropian që të përgatisë një opinion mbi meritat e aplikimit të vendit pa vonesë.”