eurodeputetet dhane mbeshtetjen e tyre qe maqedonia e veriut te marre 100 milione euro per proceset reformuese dhe stabilitetin ekonomik 6470a5d6da9d8

Eurodeputetët dhanë mbështetjen e tyre që Maqedonia e Veriut të marrë 100 milionë euro për proceset reformuese dhe stabilitetin ekonomik

May 26, 2023
1 minut lexim

Eurodeputetët votuan që Republikës së Maqedonisë së Veriut t’i miratohen 100 milionë euro përmes instrumentit për ndihmë makrofinanciare. Sot anëtarët e Komitetit për Tregti Ndërkombëtare mbështetën propozimin e Komisionit Evropian, me të cilin së shpejti do të vihen në dispozicion fondet nga ky instrument. Do të vijojë nënshkrimi i Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, pas së cillit mjetet nga ky instrument do të jenë në dispozicion në dy këste.

Ndihma makrofinanciare është e kushtëzuar nga qeverisja e mirë dhe menaxhimi me financat publike, gjegjësisht vetë instrumenti lidhet me zbatimin e politikave që kanë të bëjnë me menaxhimin e financave publike, sistemin tatimor, partneritetet publike-private, përmirësimin e mjedisit të biznesit, transparencën fiskale, transparencën në shpërndarjen e fondeve të ndihmës shtetërore, efikasitetin energjetik, reformat në drejtësi, si dhe luftën kundër korrupsionit. Merret parasysh Instrumenti për kujdes dhe likuiditet, të cilin Ministria e Financave e ka dhënë vitin e kaluar përmes FMN-së, ndërsa të cilin Fondi e ka vetëm me vende me fundamente të shëndetshme ekonomike.

Qeveria e përshëndet miratimin e ndihmës makrofinanciare për vendin tonë, që është një shembull tjetër i partneritetit që kemi me BE-në dhe mbështetjen e tyre të vazhdueshme për ne. Angazhimi i Qeverisë sonë për zbatimin e reformave, përkundër disa krizave të njëpasnjëshme ekonomike botërore në vitet e kaluara, janë dëshmia më e mirë e përkushtimit në rrugën evropiane dhe dëshirës që e ardhmja jonë të jetë në kuadrin e familjes së madhe evropiane.

MARKETING

RENT A CAR

laura fazliu eliminohet 6470a5d31dde0
Story i mëparshëm

Laura Fazliu eliminohet

nga zhaklin lekatari e deri tek luiz ejlli ja cfare ka ndodhur me ndjekesit e personazheve te bbv 6470a91a9c9fb
Story i radhës

Nga Zhaklin Lekatari e deri tek Luiz Ejlli, ja çfarë ka ndodhur me ndjekësit e personazheve të BBV

Të fundit nga

Horoskopi i datës 24 maj 2025

Dashi Do ndiheni disi më të çliruar gjatë gjithë kësaj dite dhe do shprehni ndjenjat dhe idetë që keni. Ju të dashuruarit do jeni shumë realistë dhe marrëdhënia me partnerin ka për
ShkoLartë