Kombëtarja e Kosovës në basketboll i kthehet sot parketit, ku do të përballet me Danimarkën në kuadër të raundit të tretë parakualifikues të Eurobasket 2025.
“Dardanët” i nisën në mënyrën më të mirë kualifikimet në Eurobasket 2025, ku nën drejtimin e trajnerit të ri, Rami Hadar e mposhtën Zvicrën me rezultat bindës 76:49.
Ndërkaq, ndeshjen e sotme kundër Danimarkës basketbollistët kosovarë do ta luajnë si mysafirë në “Arena Naestved” me fillim nga ora 18:00.
Për dallim nga ndeshja kundër Zvicrës, Kosova sot mund të llogarisë në shërbimet e basketbollistit, Erjon Kastrati, i cili është rikthyer në grumbullim pas lëndimit.
Pas Danimarkës, Kosova ndeshjen e radhës do ta ketë si mysafire e Zvicrës më 29 korrik, kurse më 5 gusht e pret në shtëpi Danimarkën.
18:00 Danimarka – Kosova (Palestra e Sporteve Arena Naestved).