Kuvendi ditën e tretë me radhë do të diskutojë për Informacionin për përmbajtjen e propozim kornizës negociuese për negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian, të propozuar nga Presidenca Franceze me Këshillin.
Në seancën e sotme i pranishëm do të jetë edhe ambasadori i BE-së Dejvid Gir.
Ndryshe, debati në dy ditët e fundit u zhvillua në një atmosferë të tensionuar. Opozita bëri zhurmë gjatë fjalimeve të deputetëve të shumicës qeveritare, si dhe pati edhe konflikte verbale dhe akuza të ndërsjella mes deputetëve të pushtetit dhe opozitës.