Euro-deputetja Perez: RMV i takon familjes europiane

min lexim

Euro-deputetja Iratxe Garcia Perez gjatë qëndrimit të saj në Shkup theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut i takon familjes evropiane.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, ajo theksoi se është koha që interesat partiake të lihen anësh dhe të arrihet kompromis për të realizuar reformat e nevojshme.

“Kam ardhur në një moment të rëndësishëm, hapja e negociatave dhe procesi i skriningut. Një punë duhet të jetë e qartë, RMV-ja i takon Evropës ajo është pjesë e familjes evropiane”.

“Por ardhmëria është në duart e juaja dhe në vullnetin e Kuvendit dhe qytetarëve. Është e rëndësishme që interesat partiake të lihen anësh dhe të bashkohen përpjekjet që të gjendet kompromis për reformat e nevojshme”, tha Perez.

Ndërsa kryeministri i vendit Dimitar Kovaçevski pas takimit që realizoi sot me eurodeputeten dhe lideren e Aleancës Progresive të Socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, Iratxe Garcia Perez deklaroi sot se vendi jonë nuk ka alternativë tjetër dhe se Bashkimi Evropian është rruga e vetme për në BE, për një jetë më të mirë të qytetarëve.

Burimi:________

Story i mëparshëm

Pronari i “Besa Trans” deklaroi se nuk ndihet fajtor për aksidentin ku humbën jetën 45 persona

Story i radhës

​Joao Mario zbulon çfarë i tha Ronaldo Fernandesit në zhveshtore

Të fundit nga