Euro 2024/ Ja kur kthehen “Dardanët” në fushë

March 6, 2023
1 minut lexim

Rikthimi i Kombëtares së Kosovës në futboll në aksion po ofrohet dhe sfida që i pret është mjaftë e rëndësishme, por aspak e lehtë.

Kualifikimet për në Kampionatin Evropian EURO 2024 do të jetë rruga që do ta nisin “Dardanët” më 25 mars dhe ballafaqimi i parë do të jetë kundër Izraelit, ndeshje që zhvillohet në stadiumin “Tel Aviv”.

Kosova është pjesë e Grupit I të këtyre kualifikimeve dhe përveç Izraelit, do të ketë përball edhe kombëtare të tjera të forta si Zvicra, Andorra, Bjellorusia dhe Rumania.

Nën urdhrat e trajnerit Alain Giresse, Kosova do të kërkojë të bëjë histori duke u kualifikuar për në fazat finale të EURO 2024, objektiv të cilin e ka thënë fuqishëm edhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parandaloni rrudhat në qafë

Story i radhës

TËRHEQJA FATALE transmetohet këtë pranverë, vetëm në SKYSHOWTIME

Të fundit nga

ShkoLartë