Sot do të zhvillohet ndeshja e dytë ndërmjet Kosovës U21 dhe Sllovenisë U21, sfidë e vlefshme për kualifikimet për në Kampionatin Evropianë të vitit 2023.
Ndeshja do të zhvillohet në Celje të Sllovenisë duke filluar nga ora 16:00 në stadiumin “Z’dezele”, raporton KosovaPress.
Tre ditë më parë këto dy skuadra u ballafaquan në “Fadil Vokrri” dhe luajtën baraz, pa gola (0-0).
Në grupin G, Kosova zë vendin e pestë me shtatë pikë, kurse Sllovenia është e treta me 9 pikë, kurse ky krup kryesohet nga Republika e Çekisë me 16 pikë, e ndjekur nga Anglia me 13 pikë.