Euractiv: Nacionalistët e Maqedonisë së Veriut, epërsi në raundin e parë presidencial

Kandidatja nacionaliste në Maqedoninë e Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, ka fituar raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale, duke e lidhur këtë edhe me anëtarësimin e vendit në BE, ka shkruar Euractiv.

Portali informon se sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me 90 për qind të votave të numëruara, Siljanovska-Davkova, e cila mbështetet nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, ka fituar me gati 40 për qind.

Ajo është shumë përpara presidentit Stevo Pendarovski nga Social Demokratët e qendrës së majtë (SDSM), i cili fitoi afër 20 për qind të votave. Të dy do të përballen në rrethin e dytë më 8 maj, por perspektivat për Pendarovskin nuk janë të mira, thekson Euractiv dhe kujton se në të njëjtën ditë do të ketë zgjedhje parlamentare./ Alsat.mk

Burimi: alsat.mk

Story i mëparshëm

Rrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqan të ri në Dibër

Story i radhës

Këlliçi publikon mailin: Si kryetari i bashkisë vodhi buxhetin e qytetarëve të kryeqytetit

Të fundit nga