EULEX-i forcon Njësinë Speciale, 20 xhandarë arrijnë në Kosovë

1 minut lexim

20 xhandarë lituanezë të Forcës së Xhandarmërisë Evropiane arritën sot në Kosovë.

Ata do t’i bashkohen Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it (NJPSR), e cila aktualisht përbëhet nga 24 karabinierë italianë.

Sipas njoftimit të bërë nga EULEX-i, xhandarët lituanez të NJPSR-së do t’i përforcojnë përkohësisht radhët e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it, e përbërë nga 105 policë polakë.

Kjo me qëllim që t’i përgjigjet nevojave të Misionit për të pasur forca shtesë në terren dhe për të qenë në gjendje t’i mbështesin më mirë homologët kosovarë, nëse kjo kërkohet dhe nëse është e nevojshme.

Story i mëparshëm

Kurti i përgjigjet Haradinajt pasi i këkroi dorëheqjen: Nuk shkojmë në zgjedhje të parakohshme se zhduket opozita

Story i radhës

Këto janë shenjat që tregojnë se po hyni në krizën 35-vjeçare

Të fundit nga