Etrit Berisha pritet që nga viti i ardhshëm të jetë pjesë e Salernitanas.
“Tuttomercatoweb” ka raportuar këtë të hënë se marrëveshja mes palëve është arritur, teksa ajo do të zyrtarizohet në janar të vitit 2023.
Sipas mediumit italian, ky transferim do të kompletohet për 1 milion euro.
Klubi nga Campagna po përballet me lëndimin e portierit, Luigi Sepe, dhe ishte në kërkim të një portieri për pjesën e dytë të sezonit.
Berisha u vlerësua si përforcimi ideal për klubin e Serie A.
33-vjeçari, që ka kontratë të vlefshme me Torinon deri në verën e vitit 2024, nuk ishte fare në planet e klubit dhe as trajnerit, Vanja Milinkovic-Savic.
Reprezentuesi i Shqipërisë nuk regjistroi asnjë paraqitje zyrtare këtë sezon.