Samuel Eto’o ishte kritik ndaj Thierry Henryt si lojtar.
Në një dokumentar të transmetuar nga “Position-P”, ish-sulmuesi kamerunas u pyet për karrierën e Thierry Henry.
Në mënyrën e tij, presidenti i Federatës së Kamerunit shfrytëzoi rastin për të shpjeguar se golashënuesi më i mirë në historinë e Kombëtares së Francës nuk ishte më i mirë se ish-sulmuesi tjetër francez, Nicolas Anelka ,dhe madje më pak se ai.
“Mendoj se ai nuk ishte as në nivelin e Nicolas Anelka. Thierry Henry ishte i mirë, por unë i njihja lojtarët. Preferoja lojtarë të tjerë. Në çdo rast, ai nuk ishte në nivelin tim.
Fati i mirë apo fati i keq që pata, është të mos luajë në Francë. Jo sepse ishin të fortë, por sepse Franca ‘shitet’ më mirë. Na i shitën dhe i sollën në nivelin tonë”, tha Eto’o.
Kujtojmë se Eto’o dhe Henry ishin bashkëlojtarë te Barcelona.