Ish ylli i Interit, Samuel Eto’o ka thënë së Jose Mourinho është trajneri më i mirë në botë. “Ai i beson shumë lojtarëve afrikanë”, tha ish sulmuesi i Kamerunit
Ish lojtari i Kombëtares së Kamerunit, i cili tani është presidentin e Federatës së Futbollit të vendit të tij, ka bërë një intervistë të gjatë me Joy Sports ku ai ka lavdëruar trajnerin e tij me të cilin ai fitoi tripletën me Interin gjatë sezonit 209/10.
“Ai është trajneri më i mirë në botë për shkak se ai i shikon lojtarët afrikanë si më të mirë”, tha ai.
“Mourinho beson shumë në Afrikë dhe lojtarët afrikanë dhe ju jep atyre mundësi çdo herë. Kohëve të fundit, ai i bëri pushimet në Namibi”.
Ebrima Darboe dhe Felix-Afena Gyan janë lojtarët afrikanë të Roma në skuadrën e Special One.
Eto’o dhe Didier Drogba janë disa nga lojtarët më të mirë afrikan që portugezi ka punuar me ta gjatë karrierës së tij.